Tërmeti shkatërrimtar ka lënë pas, përveç 48 jetëve të marra, edhe pasoja dramatike, teksa ka shembur e nxjerrë jashtë funksionit me qindra banesa.
Dëmtimi i një pallati 10 katësh në Durrës, ka bërë që banorët të largohen të gjithë, duke marrë me vete objektet materiale, edhe pse ato shprehen se nuk e dinë deri sa do të vazhdojë kjo gjendje.
“Jetoja në katin e katërt, një tmërr, po largohemi në fshat te prindërit, deri në një moment kur të vlerësohet situata dhe ne të marrim një përgjigje se çfarë do të bëhet me pallatin”, tregon një nga banorët që po largohej nga Tirana.
Ndërkohë që një tjetër qytetar, gjithashtu duke marrë të gjitha materialet më të domosdoshme thotë se do të qëndrojnë jashtë sepse kanë frikë nga një tjetër goditje tërmeti.
“Jemi të tmerruar e kalojmë natën jashtë, isha brenda bashkë me familjen kur ra tërmeti, dëgjonin vetëm ulërima, të tmerruar nga kati i 8 nuk e di se si kemi zbritur”, shprehet qytetari. Gjithashtu ai thotë se nuk kanë pasur asnjë komunikim nga instancat shtetërore për të analizuar situatën.
Banorët vazhdojnë të hyjnë në banesat e shkatërruara. Pamjet tregojnë qartë se pallatet janë shumë të dëmtuara. Raportohet se ka filluar vlerësimi në terren, por numri i banesave të dëmtuara është shumë i lartë dhe kjo e vështirëson edhe më shumë verifikimin e tyre.
Një grup ekspertësh nga zvicëra kanë qënë të pranishëm dhe kanë vlerësuar situatën, disa godina duhet të shemben sipas tyre. Një prej tyre është edhe hotel “Lubjana” e cila nuk është rrenuar por është demtuar dhe sipas ekspertëve zvicerane ajo duhet të shembet, raporton gazetarja Esiona Konomi.
/abcnews.al