Pallatet, Lame: Kush nuk përfundon punën nuk merr leje të re ndërtimi

schedule11:55 - 30 Maj, 2018

schedule 11:55 - 30 Maj, 2018

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka deklaruar se nuk do të marrë leje ndërtimi asnjë ndërtues që nuk ka legalizuar objektet e përfunduara. E ashtuquajtura “lista e zezë” e  këtyre subjekteve do të depozitohet në Bashkinë e Tiranës, institucioni që jep lejet e ndërtimit.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, njoftoi qytetarët, por mbi të gjitha ndërtuesit, se duke nisur me Bashkinë Tiranë do të aplikohen të ashtuquajturat “lista të zeza” të cilat i ndalojnë bashkisë dhënien e lejes për ndërtim në rast se ndërtuesi ka një projekt ende të papërfunduar e legalizuar.

“Në rang vendi gjysma e lejeve rezultojnë me shkelje…shohim që pjesë e këtyre paraqiten prapë për leje. Në këto kushte ne do të përcjellim listat e këtyre subjekteve duke i kërkuar që këta shoqëri apo persona rë mos pajisen me leje pa shlyer detyrimt dhe pa mbyllur procesin e legalizimit për objektet e ndërtuara tashmë prej tyre”.

341 subjekte do i pëcillen brenda ditës Bashkisë Tiranë, por thirrjen ia drejtoi sërisht qytetarëve që të mos blejnë shtëpi pa patur dokumentacionin përkatës. Sa i përket nismës së legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit Artan Lame thekson se përgjigja ndaj saj ka qënë mjaft e lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!