Dy pallete në Vlorë pas tërmetit janë bashkuar. Ai me katet më të larta rrezikon të bjerë mbi tjetrin. Banorët e alarmuar thonë se janë ankuar në bashki, por përgjigja që marrin është se institucionet janë pushim prej festave. Banorët të trembur nga katet e larta kanë vendosur të largohen nga banesat deri sa të sigurohen nga ekspertët.
Ata sqarojnë se dhe kur janë ankuar ju është thënë se zyrtarët janë pushim se është festë.
Këto dy pallate ndodhen në lagjen “29 Nentori” në Vlorë dhe kanë nisur të boshohen pasi banorët po largohen një e nga një./abcnews.al