Qindra njerëz kanë marrë pjesë në funeralet që po mbahen në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Izrael për viktimat e përplasjeve të fundit në Lindjen e Mesme. Në Gaza, u mbajtën funerale për anëtarët e familjes al-Kulak të cilët u shuan në një sulm ajror izraelit më herët gjatë ditës së sotme.
Në fshatin Saida të Bregut Perëndimor, afër qytetit Tulkarem, njerëz të shumtë mbajtën trupin e Yaseen Hamad i cili u vra gjatë përleshjeve me trupat izraelite pranë fshatit të tij. Turmat u mblodhën në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor për varrimin e adoleshentit Muhamed Yunus Freijat, i cili gjithashtu u vra gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë së Izraelit.
Ndërkohë në Izrael, u mbajt ceremonia mortore për 55-vjeçarin Gershon Franco, i cili u vra të shtunën kur një raketë e hedhur nga Gaza përfundoi në Ramat Gan, Tel Aviv. sb/abcnews.al/