Palestineze te ne? Trump thotë “po”. Presidenti amerikan: Shumë vende duan të ndihmojnë

schedule23:01 - 11 Shkurt, 2025

schedule 23:01 - 11 Shkurt, 2025

Shqipëria është një ndër vendet ku palestinezët mund të zhvendosen sipas planit të presidentit amerikan Donald Trump.

I pyetur nga gazetarët nëse po merr në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët veç Egjiptit, si Shqipëria dhe Indonezia, Trump e pohoi diçka të tillë.

Po, sigurisht. Dhe kemi vende të tjera që duan të përfshihen. Kemi shumë njerëz që duan të përfshihen. Ekziston një ndjenjë e madhe dëshire për të ndihmuar palestinezët”, ka thënë ai.

Plani për zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve në Shqipëria ishte raportuar më parë nga mediat izraelite, megjithatë ishte mohuar nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e cilësoi të pavërtetë lajmin e gazetarit izraelit, që pjesë të planit të Trump bënte edhe Shqipërinë.

Gazetari Amit Segal kishte zbuluar në një postim në platformën X se Egjiptit dhe Jordania do të refuzonin të pranonin palestinezët dhe se administrata e Trump ishte në bisedime me qeverinë shqiptare për të pritur 100 mijë prej tyre.

Presidenti amerikan ka shprehur hapur qëndrimin e tij se popullsia palestineze e Gazës duhet të zhvendoset në vende të tjera.

I mbështetur nga Izraeli, plani është kundërshtuar nga shumë vende e sidomos në Lindjen e Mesme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!