Pal Lekaj: Qeveria Kurti të mos sabotojë marrjen e gazit amerikan

schedule23:04 - 29 Shtator, 2021

schedule 23:04 - 29 Shtator, 2021

Emisioni Ballkan

Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, i ka cilësuar të papranueshme kundërshtimet dhe hezitimet e qeverisë Kurti për të marrë gazin amerikan.

Shumëfishimi i burimeve të energjisë duke pasur parasysh faktin që Kosova e ka thëngjillin burim të vetëm të energjisë dalin edhe nga zotimet që ka marrë Kosova me nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingtonit në vitin 2020” deklaroi ai në një intervistë për emisionin Ballkan.

Lekaj kërkoi që qeveria të mos e sabotojë dhe neglizhojë këtë projekt. “Gazi rus nuk hyn në Kosovë” deklaroi ai, duke theksuar se Kosova duhet të jetë në anën e aleatëve të saj./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!