Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka shfryrë optimizmin e shprehur më herët nga liderët e BE-së, për arritjen e marrëveshjes për emigracionin. Në një konferencë shtypi të mbajtur të premten, disa orë nga përfundimi i samitit, Tusk ka deklaruar se është ende herët të flitet për sukses. “Arritja e një marrëveshjeje ishte shumë më e lehtë krahasuar me atë që na pret në terren”, ka thënë Tusk për gazetarët. Krisjet e marrëveshjes janë vënë re edhe më herët, me kryeministrin e Italisë, Xhuzepe Konte që ka refuzuar të pranojë emigrantët që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë e që janë kthyer mbrapsht prej kësaj të fundit. Një veprim të tillë kanë pranuar ta bëjnë vetëm Spanja dhe Greqia. Marrëveshja u arrit në orët e para të së premtes, pas një seance bisedimesh maratonë. /abcnews.al
Pakti i BE për emigracionin, një sukses i dështuar/ Vendet anëtare s’bien dakord
schedule20:42 - 29 Qershor, 2018
schedule 20:42 - 29 Qershor, 2018
