Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pako me drogë të fshehura brenda një jastëku/ Arrestohet në Morinë 35-vjeçari

schedule10:09 - 26 Maj, 2025

schedule 10:09 - 26 Maj, 2025

Tentoi të trafikonte në Shqipëri, 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis të fshehura brenda një jastëku policia arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Policia sekuestroi 2 pakot me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari.

“Në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin P. G. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshem Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!