“Paketa e Maleve”/ Rama: Mbështetje për të gjithë ata që duan të bëjnë sukses

schedule12:49 - 26 Mars, 2025

schedule 12:49 - 26 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Shkodër, ka folur për rëndësinë e “Paketës së Maleve”. Një ligj, siç tha ai i sapomiratuar, për t’u hapur rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor.

Rama u shpreh se i jep një mbështetje të posaçme, të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre.

“Është paketë që adreson ëndrrën dhe dëshirën për t’u kthyer në tokën e të parëve”, tha Rama.

Po ashtu theksoi se 500 përfituesit e parë në 10 vite do të jenë pa asnjë taksë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!