Paketa e gjelbër, Klosi: Edukimi në moshë të re

schedule14:33 - 29 Janar, 2019

schedule 14:33 - 29 Janar, 2019

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të zbatimit të fushatës Krijo Oksigjenin Tënd, shpërndau libra edukative për mjedisin në shkollën “Ardian Klosi”. Ministri Blendi Klosi theksoi se këto libra do të t’jua shtojnë nxënësve dashurinë për mjedisin.

Edukimi i brezave është mënyra më e mirë për të kultivuar dashurinë për natyrën dhe kujdesin që të gjithë bashkë duhet të tregojmë për ta mbrojtur atë. Gjatë një aktiviteti në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi”, ministria e Turizmit dhe Mjedisit shpërndau libra për edukimin e nxënësve për mjedisin. Ministri Blendi Klosi theksoi se ky libër i përgatitur nga ekspertët do t’ju shtojë dashurinë për natyrën fëmijëve.

Blendi Klosi: Ky libër i bukur i bërë me kaq shumë dashuri nga ekspertët e Mjedisit është bërë aq i mirë sa për çdo njërin nga ju që dini tashmë të lexoni kur ta merrni në dorë do kuptoni që është një liber, që ju shton dashurinë për natyrën, ju shton dashurinë për pemët, i mëson nxënësit e të gjitha niveleve se për të pasur më shumë dashuri për natyrën. Në datën 1 mars ne kemi ditën e pemëve ku do t’u kërkojmë gjithë fëmijëve në gjithë Shqipërinë që të mbjellin një pemë që ta kenë gjatë gjithë jetës së tyre ta dinë se ku e kanë mbjellë, ta rrisin atë dhe ta kenë atë si një simbol që ne e duam natyrën, e duam Shqipërinë qëtë jetë e bukur dhe e pastër. Prandaj unë do të doja shumë që këto pemë që do të mbjellim ne sot dhe pemët që do mbjellim me 1 mars, çdo famile ose çdonjëri nga ju të mbjellë qoftë edhe një pemë të vogël, të kujdest për të dhe kur të bëheni shumë të mëdhenj , të dini se ku është mbjellë pema juaj para shumë vitesh. 

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e ekspertët mjedisorë vlerësojnë se edukimi mjedisor duhet të jetë pjesë integrale e kurrikulave të shkollave, që në klasat e para në të gjithë vendin./abcnews.al