Paketa anti-shpifje, Enkel Demi: Dje gazetarët kanë marrë kërcënime

schedule08:18 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 08:18 - 19 Dhjetor, 2019

Gazetari Enkel Demi në emisionin e tij “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se dje gazetarët kanë marrë kërcënime të ndryshme pas protestës së organizuar para Paralmentit kundër paketës anti-shpifje, që u votua në Kuvend.

Në një bashkëbisedim në studio me Elsa Ballauri drejtore e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, Demi tha se ai vetë zgjodhi të publikonte në rrjetet sociale kërcënimin më të butë.

Ndërsa Ballauri teksoi se ndonëse media ka problemet e veta, përballë kësaj situate gazetarët duhet të jenë bashkë.

Pjesë nga biseda:

Elsa Ballauri: Qeveritë tona kanë pasur një tendencë të diktojnë dhe jo të rregullojnë. Edhe media është e ashpër dhe ka problemet e veta. Por media nuk është njëlloj si qytetari, apo si biznesmen. Një nga shtyllat kryesore që ka pasur diktatura është zhdukja e fjalës së lirë. Kur themi për vetërregullimin, nuk ëhstë një fjalë e thjeshtë dhe as gazetarët nuk e kanë marrë seriozisht këtë gjë.

Enkel Demi: Ne kemi punuar prej dy vitesh për përshtatjen e Kodit të Etikës me realitetin e medias.

Dje Rama ka përdorur një lajm që është botuar për vajzën e tij dhe drejtoi me gisht Zhejin, por nuk është vetëm ai por disa portale. Për mua është një lajm i neveritshëm.

Të gjithë gazetarët që kanë protestuar dje kanë marrë kërcënime për dhunë fizike, nga njerëz që i kanë nxjerrë në rrejtet sociale dhe nga profile false.

Dje unë kam botuar gjënë më të butë që më ka ardhur. Ky po ndjek metodologji që po i vendos gazetarët përballë turmave. Ne jemi të keqinj kemi vrarë një njeri. Kam ditë që kërkoj kush është portali që e ka publikuar lajmin që po shembet spitali i Durrësit dhe ai nuk e thotë.

Është më keq kjo situatë, dje në momentin e fundit Balla ka propozuar një amendament dhe thotë shtohet edhe fjala për shërbimet audio dhe audiovizive. Ishte vetëm për online dhe ka futur edhe radiot dhe mediat. Këtu jemi në një situatë më të rëndëuar. Nëse rri tërhiqesh dhe bëhesh frikacak ajo është një formulë që dihet. Ne jemi trima intelektualisht këtë ai nuk arrin ta kuptojë.

Unë di gjëra, por kjo mua nuk më intereson. Nuk kam publikuar asnjëherë video fotografi, sepse kjo është jeta e tij private. Mua më intereson se si është qeverisur jeta e tij. Ai përmend gjithnjë nënën e tij që e do shumë dhe shumë mirë bën. Unë nuk e përmend nënën time se edhe unë jam çuni i dikujt.

Ai më ka hyrë mua aty ku nuk pritet dhe unë prap nuk ia kam përmendur. Unë nuk preferoj gazetarët që merren me jetën e tij intime. Nëse kjo quhet gazetari e mirë, kjo që bëj unë.

Elsa Ballauri: Absolutisht që është shembulli më i mirë. Problemi është se si të mblidhen gazetërt dhe ta japin këtë gjë.

Enkel Demi: E jep Fevziu përditë, Shkullaku. Mero Baze e jep, pavarësishët se mua më duket i shpifur, por e jep.

Elsa Ballauri: Prandaj them të gjithë bashkë. S’ka komunitet gazetarësh në atë formë që do duheshin. Ne motivohemi nga momenti nga inati. Ai momenti janë momente dhe bien pastaj. Eshtë si puna e kësaj, një paketë anti-shpifje që nuk besoj se i bëri të gjithë bashkë.

Enkel Demi: Po bashkë ishim, se ishte edhe Mira Kazhani, Alban Dudushi, Anila Basha, Enkel Demi, ishte dhe Artur Zheji./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!