Pakësohen reshjet, temperaturat pësojne rënie të ndjeshme

schedule15:45 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 15:45 - 16 Dhjetor, 2017

Orët e pasdites mbeten me vranësira dhe shira të dobët në Veri ndërsa rrebeshe të përkohshme shirash do të ketë në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër. Është ky parashikimi sinoptikanëve sipas të cilëve në mbrëmje dhe orët e para të natës, sistemi i vranësirave dobësohet duke bërë që në territor të ketë kryesisht shira të dobët dhe reshje të pakta dëbore në zonat malore. Meteoalb njofton se edhe e diela mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat e ulëta ndërsa kryesisht reshje dëbore në zonat malore, më të konsiderueshme në Veri dhe Verilindje. Ditët e para të javës që vjen, do të jenë  me mot të paqëndrueshëm.Temperaturat do të bien ndjeshëm të dielën duke bërë që në zonat malore mëngjesi të zbresë disa gradë nën ZERO  ndërsa në mesditë të ngjiten deri në vlerat 12 – 13°C. E hëna dhe ditët vijuese deri të premten vijojnë më rënie të temperaturave në të dy ekstremumet termike dhe si pasojë parashikohet që temperaturat e mëngjeseve të zbresin në vlerat -5 apo -6°C./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!