Pak para inaugurimit të Biden, shpërthejnë protestat në SHBA, rritet siguria

schedule08:38 - 18 Janar, 2021

schedule 08:38 - 18 Janar, 2021

Grupet e vogla të protestuesve, disa prej tyre të armatosur  u mblodhën të dielën në institucionet e shtetit në SHBA, ku tensionet janë të larta pas trazirave në Kapitol.

Protestat u mbajtën jashtë ndërtesave të kryeqytetit në Teksas, Oregon, Michigan, Ohio etj. Por shumë institucione të tjera shtetërore ishin të qeta, pas rritjes së sigurisë në të gjithë legjislaturat e SHBA. Nuk u raportua për asnjë përplasje.

FBI ka paralajmëruar protesta të armatosura përpara inaugurimit të së mërkurës. Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të marrë detyrën dy javë pasi protestuesit pro-Trump sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington DC në 6 janar, duke lënë pesë të vdekur, përfshirë një oficer policie.

Më shumë se 25,000 trupa të Gardës Kombëtare janë duke u vendosur për të siguruar Uashingtonin. Shumë zyrtarë janë të shqetësuar rreth trazirave të mundshme. Sekretari i Ushtrisë Ryan McCarthy i tha Associated Press të dielën se të gjithë anëtarët e Gardës po verifikoheshin për shkak të frikës nga një kërcënim i brendshëm.

Gjithashtu të dielën, një zyrtar i qarkut nga New Mexico u arrestua në Uashington në lidhje me trazirat në Capitol të SHBA në 6 janar.

Couy Griffin, themeluesi i një grupi të quajtur Cowboys për Trump, ishte zotuar të kthehej ditën e inaugurimit me armë zjarri për të “përqafuar amendamentin tim të dytë”. g.v/abcnews.al