Pas më shumë se 1 viti, “verdhekuqtë” romakë të Jose Mourindo do të rikthehen në mitikun “Air Albania”, ku fituan trofeun e parë evropian në historinë e klubit, kësaj here për t’u përballe në një miqësore lukse me “demat e kuq” të Partizanit.
Gjithçka pritet të nisë në orën 20:00 të mbrëmjes së kësaj të shtune dhe tribunat e “Air Albania” pritet të jenë mbushur plot, teksa deri më tani raportohet se janë shitur më shumë se 18 mijë bileta nga 19 mijë, që FSHF ka hedhur në treg.
Përsa i pëket intenerarit të “gjigandëve” italianë, skuadra e Romës pritet të niset drejt Tiranës, rreth orës 10 e 25, për të mbërritur pas 1 ore ë 25 minutash në Rinas. Ndërkaq, mësohet se pas përfundimit të ndeshjes “verdhekuqtë” do të largohen menjëherë drejt Italisë, ku do të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit ndaj skuadrës së Salernitana. /i.m /abcnews.al