Pagë sa e Neymar dhe Ronaldos, PSG plotëson “tekat” e Kylian Mbappe

schedule10:37 - 21 Mars, 2021

schedule 10:37 - 21 Mars, 2021

Shumë po flitet për të ardhmen e Kylian Mbappe, por mesa duket PSG nuk është dorëzuar për yllin e saj. Aludohet se francezi mund të largohet në fund të sezonit nga kampionët e Ligue 1, por drejtuesit e klubit do t’ia plotësojnë atij dëshirën financiare që ka kërkuar.

Sipas raportimit të “Equipe”, oferta e fundit për të bindur 22-vjeçari për të qëndruar në Paris është e frikshme. Bëhet fjalë për një pagë jo të vogël, por plot 30 milionë euro në sezon, aq sa fiton edhe braziliani Neymar dhe Ronaldo te Juventus.

Kujtojmë që kontrata e kampionit të botës me Francën përfundon në vitin 2022 dhe PSG nuk dëshiron të rrezikojë që ta humbasin atë me parametra zero. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Kylian, i cili ka deklaruar se nëse qëndron në kryeqyetetin francez, atëherë do të rinovojë për një plan afatgjatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!