Pagë faraonike dhe bonuse pafund, detajet e kalimit të Ozil te Fenerbahce

schedule15:36 - 17 Janar, 2021

schedule 15:36 - 17 Janar, 2021

Fenerbahce ka arritur të sigurojë shërbimet e Mesut Ozil dhe në Turqi mezi po presin zyrtarizimin e tij. Mesfushori pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Turqi, për të planifikuar më pas gjithë prezantimin e tij, që fatkeqësisht do jetë pa praninë e tifozëve.

Nëse do lejohej prania e tyre, një pjesë e Stambollit do “digjej”. Ozil do të firmosë kontratë 3.5 vjeçare te klubi nga Stambolli me pagë neto prej 4 milionë eurosh neto në vit, plus një sërë bonusesh të majmë. 5 milionë euro do i paguhen Ozil në tre këste si shpërblim.

Turko-gjermani do të paguhet 25 mijë euro për çdo ndeshje në të cilën merr pjesë. Gjithashtu ai merr një bonus prej 500 mijë eurosh në rast se Fenerbahce fiton titullin kampion dhe 250 mijë euro në rast se sigurohet kualifikimi në Champions League.

Një pjesë e pagës së Ozil do të paguhet nga sponsorët. Fenerbahce e konsideron si një afrim të madh edhe në marketing ish-kampionin e botës dhe pret të shesë një total prej të paktën 1 milionë fanellash të tij deri në fund të sezonit. /abcnews.al