Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Padia “qorre” e PD/ Kallëzim për ish bashkiaken, por nuk provon pretendimet e televizionit të familjes

schedule10:08 - 7 Prill, 2026

schedule 10:08 - 7 Prill, 2026

Katër deputetë të Partisë Demokratike u paraqitën këtë të martë në Gjykatën e Posaçme në cilësinë e kallëzuesve të ish-kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv”.

Elda Hoti, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziu përpara togave të zeza dhanë sqarime mbi kallëzimin e bërë në SPAK, ku pretendojnë se Zyra Islamaj ka ndërhyrë për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës për të favorizuar familjarët e saj.

Të katërt ata mbajtën të njëjtin qëndrim, se kallëzimin e kanë bërë duke u bazuar mbi një material të transmetuar në televizionin e familjes Berisha. Por asnjëri prej tyre personalisht nuk kishte bërë verifikime në terren për të parë nëse ekziston apo jo një urë e tillë.



Madje Gazmend Bardhit iu duk se urdhëroi SPAK për të bërë këto verifikime. Madje Xhelal Mziu u shpreh se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme të udhëtonte drejt Tropojës për të bërë verifikime, ndërsa deputetja Hoti shprehu habi për thirrjen e deputetëve për të dhënë dëshmi në gjykatë, edhe pse ata janë kallëzuesit e çështjes.

Gjykata e Posaçme thirri për këtë të martë edhe Isuf Çelën, Tritan Shehun, Edi Palokën, Flamur Hoxhën dhe Flamur Nokën, por ata nuk u paraqitën. Për këtë arsye, treshja e gjyqtarëve vendosi që të mos i thërrasë sërish. Prokurori Bledar Maksuti kërkoi të analizojë rrethanat dhe faktet dhe i kërkoi kohë maksimale gjykatës për t’u shprehur. Seanca e radhës për vijimin e procesit gjyqësor u caktua në datë 27 prill, ora 09:30./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!