Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënohet ish bashkiakja e Tropojës/ GJKKO vendos 2 vite shërbim prove dhe 5 vite pa funksione për Zyra Islamaj

schedule14:54 - 21 Maj, 2026

schedule 14:54 - 21 Maj, 2026

Ish kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë Zyra Islamaj u gjet fajtore nga gjykata e posaçme për kryerjen e veprës penale korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe u dënua me 2 vite e 1 muaj burg. Dënimi iu konvertua në 24 muaj shërbim prove, me kushtin që ajo të mos kryejë vepër tjetër penale.

Togat e zeza caktuan edhe dënimin plotësues duke i hequr të drejtën Ismalajt të ushtrojë funksione publike për një peridhë 5 vjeçare. Ndërsa për ndërtuesin Rrok Gega i cili u gjykua për veprën penale të korrupsionit aktiv, shkalla e parë e gjyqësorit dha dënimin me 6 muaj burg. Edhe për të, dënimi u konvertua në provë për një periudhë 1 vjeçare.

Zyra Islamaj dhe Rrok Gega u hetuan nga Prokuroria e Posaçme pas një kallëzimi që u depozitua nga Partia Demokratike, me argumentin se ajo kishte favorizuar familjarët e saj, për ndërtimin e një urë në fshatin Luzhë të Tropojës.



Hetimet u kryen nga prokurori Bledar Maksuti i cili doli në konkluzionin se Islamaj, në kohën kur u komandua në krye të Bashkisë Tropojë abuzoi me detyrën pasi ndërhyu për ndërtimin e një ure, në mënyrë që të përfitonte motra e saj.

Zyra Ismalaj u komandua si kryetare e Bashkisë Tropojë pas arrestimit të kryetarit Rexhë Byberi për kryerjen e veprimeve dhe mosveprime në mospërmbushje të rregullt të detyrës, gjatë procesit për hapjen e rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak, për të cilën SPAK tha se dëmi i shkaktuar ishte 277 milionë lekë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!