Padia për Qardakun, si mund t’i shpëtojë Bylisi “gjobës së majme”

schedule09:54 - 18 Janar, 2020

schedule 09:54 - 18 Janar, 2020

Komiteti Ekzekutiv u mblodh në muajin shtator dhe vendosi të ndryshojë vlerën e kompensimit për trajnerin e lojtarëve, ndërkohë që kjo do të bëhej në varësi të kategorizimeve të klubeve. Kështu, sipas kategorisë, për një lojtar që nënshkruan kontratën e parë si profesionist, mund të paguhet 5, 10, 20 ose 30 milion lekë. Këto tarifa janë për një vit trajnim.

NDRYSHIMI I TARIFËS, SHTATOR 2019 – “Komiteti Ekzekutiv miratoi propozimin për “Përcaktimin e vlerave të kompensimit për trajnim dhe kategorizimin e klubeve”, duke përmirësuar aktet rregulluese aktuale mbi llogaritjen e kostos së trajnimit.

Ky ndryshim erdhi si rrjedhojë e nevojës për të nxitur dhe ndihmuar klubet dhe akademitë sportive në punën e tyre me moshat, në mënyrë që ti jepet përparësi rritjes së lëvizjes futbollistike në të gjithë vendin, dhe vlerësuar e shpërblyer klubet e akademitë që prodhojnë elementë cilësorë.

Kostot e Trajnimit janë ndarë në katër kategori, 1, 2, 3 dhe 4, dhe kostot vjetore për trajnim, respektivisht për çdo kategori janë: 30 milionë lekë, 20 milionë lekë, 10 milionë lekë dhe 5 milionë lekë për kategorinë 4”, thuhej në njoftimin e bërë nga FSHF më 21 shtator të vitit 2019.

Skeda e Qardakut

KU QËNDRON PROBLEMI – Vllaznia kërkon pagesën e kompensimit për trajnimin e Eridon Qardakut, ashtu siç mund ta kërkojë edhe KF Shkodra që e ka pasur në ekip në të shkuarën sulmuesin anësor. Problemi është tarifat e reja janë vendosur në muajin shtator dhe kampionati ka nisur në fund të muajit gusht dhe normalisht Bylisi nuk mund të përgjigjet me tarifat e reja.

Kështu pretendimet e Vllaznisë për të përfituar 120 milion lekë nga kalimi i Qardakut te Bylisi me shumë mundësi do të bien. Me tarifat e vjetra, kuqeblutë mund të arkëtojnë 4 milion të vjetra, 1 milion për çdo vit që është trajnuar në akademinë e klubit shkodran. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!