Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Padia e dytë ndaj Thaçit/ Ish-ministri Bekim Çollaku: Akuzë absurde dhe e inskenuar, presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

schedule17:40 - 10 Shtator, 2026

schedule 17:40 - 10 Shtator, 2026

KOSOVË– Prokuroria e posaçme në Hagë, ka kërkuar 6 vite burg për Hashim Thaçin, në padinë e dytë ndaj tij, atë për intimidim dëshmitarësh.

Në Gjykatën Speciale kanë nisur seancat përfundimtare për akuzën që i është komunikuar Thaçit në dhjetor të vitit 2024.

Ato përfundojnë më 14 shtator, vetëm dy ditë larg vendimit final për katërshen e UÇK, datë që është konsideruar më e rëndësishmja për vendin pas pavarësisë.

Ish-ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, i ftuar në “Balkan Update” u shpreh se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK është tërësisht politik dhe se zanafillën e ka te raporti i pavërtetë i hartuar nga ish-senatori zvcieran Dick Marty.

“Procesi e ka zanafillën te raporti i  Dick Martyt. Akuzat e ngritura nga dëshmi të pavërteta. Procesi ka qenë politik dhe shpresoj që verdikti të mos jetë politik. Këto gjashtë vjet, ekipet mbrojtëse, shpresoj që të kenë arritur në masë të theksuar të dekonstruktojnë me fakte konkrete të gjitha pretendimet e ngritura nga Prokuroria Speciale. Dëmi më i madh i është bërë Kosovës dhe qytetarëve të saj. Qeveria dhe institucionet janë inekzistente për këtë çështje”, tha ai.

Gjatë diskutimit, Çollaku theksoi se më 16 shtator, shqiptarët presin një vendim të drejtë, që nënkupton shpalljen si të pafajshëm dhe lrimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Padinë e dytë për pengim të drejtësisë dhe pretencën e Prokurorisë, Çollaku e konsideroi të inskenuar dhe tërësisht absurde.

“Qytetarët presin një verdikt të drejtë, vendim për të liruar krerët e UCK-së. Rasti i dytë për pengim të drejtësisë është absurd, është më tepër një inskenim. Më 16 shtator presim pafajësi për ish-krerët e UÇK-së, Jemi në anë e drejtë të historisë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!