Padi për ndryshimet në Kodin Penal, Murrizi: Rast që të vërtetojmë “virgjërinë” e Kushtetueses

schedule13:48 - 20 Maj, 2020

schedule 13:48 - 20 Maj, 2020

Duke folur nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese një padi lidhur me ndryshimet që u bënë në Kodin Penal në kuadër të gjendjes së krizës së krijuar nga pandemia.

Murrizi u shpreh se ndryshimet në Kodin Penal që erdhën në seancë më 16 prill, janë bërë me një procedurë që shkel rregulloren e Kuvendit dhe ligjet e Kushtetutës.

Nënkryetari i Kuvendit argumentin se rregullorja e shpreh qartë që asnjë propozim nuk bëhet pasi ka filluar procedura e votimit. Pasi ata kishim votuar tjetër projekt dhe variant kodi dhe “tjetër u shpall i miratuar në fund.”

Murrizi shton se gjithçka është e kopsitur për t’i kaluar Kushtetueses, ndërsa shton se ky është një rast kur shqiptarët mund të vërtetojnë paprekshmërinë e kësaj gjykate nga politika.

Fjala e Murrizit para gazetarëve:

“…Në gjykatën Kushtetuese për ndryshimet e Kodit Penal të ardhur në seancë në datën 16 prill. Procedura e miratimit të ndryshimeve të kodit të procedurës penale, është një procedurë flagrante në shkelje të rregullores së Kuvendit, çka do të thotë në shkelje të ligjeve të Kushtetutës të këtij vendi. U habita si e dekretoi mbrojtësi i Kushtetutës, garanti i Kushtetutës, atë lloj ndryshimi kur nenet u ndryshuan pasi kishte mbaruar votimi dhe pasi ishte votuar ligji në tërësi. Rregullorja e shpreh qartë që asnjë propozim nuk bëhet pasi ka filluar procedura e votimit. Mbasi ne kishim votuar tjetër projekt dhe variant kodi dhe tjetër u shpall i miratuar në fund. Kemi të kopsitur të gjithë procedurën e ndjekur hap pas hapi. Kam bërë të gjithë dokumentacionin gati dhe po shkoj ta depozitoj në gjykatë Kushtetuese. Me këtë rast jo unë po shqiptarët të vërtetojnë edhe virgjërinë e Gjykatës Kushtetuese, sa e pakapur e paprekur është nga lakejtë e çakejtë e politikës.” /abcnews.al/