Një i ri në Tiranë është ndaluar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku ai filmonte veten duke shkelur rregullat qarkullimit rrugor duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Bëhet e ditur se E. D., 21 vjeç u ndalua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili si duket nuk kishte as leje drejtimi. Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se 21-vjeçari e drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Në videon e publikuar në platformën TikTok i riu mund të shihet ndërsa parakalon automjete të tjera me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa në dorë mban celularin dhe nuk kishte vënë as rrip sigurimi. /abcnews.al/