Në katër ditët e fundit në të gjithë vendin janë gjobitur 2, 584 qytetarë që nuk kanë zbatuar rregullat anti-covid.
Kështu, me 3.000 lekë janë gjobitur 2246 persona janë kapur duke lëvizur pa maskë. Me të njëjtën masë administrative, u gjobitën edhe 300 qytetarë që janë konstatuar duke udhëtuar në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat.
Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, policia ka evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e secilit biznes janë vendosur gjoba prej 1.000.000 lekësh.
Gjithashtu u janë vendosur gjoba prej 10.000 lekësh, 35 qytetarëve që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. sb/abcnews.al/