Pa maska në rrugë e automjete, gjobiten 717 qytetarë në 24 orë

schedule15:47 - 29 Tetor, 2020

schedule 15:47 - 29 Tetor, 2020

Në zbatim të masave anticovid, brenda ditës, në gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë, 717 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Këta të fundit, pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!