Pa maska e distancë fizike, diplomohen 11,000 studentë në Wuhan

schedule15:54 - 15 Qershor, 2021

schedule 15:54 - 15 Qershor, 2021

Më shumë se 11,000 studentë u mblodhën në Wuhan të dielën për një ceremoni masive diplomimi mbi një vit që kur qyteti u godit nga për herë të parë nga pandemia e Covid-19. Të veshur me pelerina, studentët u ulën në rresht pa distancë fizike apo maska në ceremoninë e mbajtur në një stadium sportiv në Universitetin Normal të Kinës Qendrore.

Një banderolë e madhe e kuqe i mirëpriti të diplomuarit, më shumë se 2,200 prej të cilëve ishin studentë që nuk mund të merrnin pjesë në diplomimin e tyre vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të forta të koronavirusit.

“Mirëseardhja në shtëpi e të diplomuarve të vitit 2020. Ju urojmë të gjithëve një të ardhme të shkëlqyeshme” , shkruhej në pankartë.

Covid-19 u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019 në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës qendrore, duke bërë që qytetin me 11 milionë banorë të futej në një nga karantinat më të rrepta në botë.

Kufizimet nuk u lehtësuan deri në prill kur qyteti filloi të rihapet pasi 76 ditësh mbylljeje, megjithëse shkollat mbetën të mbyllura për më gjatë. Qyteti mbajti ceremoni të kufizuara të diplomimit vitin e kaluar, me Universitetin Wuhan që organizoi një event kryesisht online në qershor 2020. s.b/abcnews.al/