“Pa dinjitet mbetesh nxënës i vobektë”, Kalo: T’i japim peshën e duhur rëndësisë së votës

schedule09:14 - 10 Shtator, 2020

schedule 09:14 - 10 Shtator, 2020

Mjeku infeksionit Tritan Kalo herë pas herë në publikimet e tij në rrjetin social “Facebook” reagon për situatën aktuale të COVID-19, në vend, por jo vetëm.

Kalo  ditën e sotme është ndalur tek situata politike në vend, ndërsa rëndit faktorët që e bëjnë Shqipërinë një vend në të cilët ai thekson se qytetarët duhet të jetojnë me dinjitet, shton se deri më sot nuk është vënë re asnjë ndryshim.

“Ndaj nuk e meritojmë aspak të jemi aty ku KURRË nuk duhet të ishim….Zgjohuni bashkëkombas të mi kudo që frymoni në viset e Shqipërisë natyrale të 28 nëntorit 1912, për sa kohë që ende flitet shqip dhe për sa kohë që ende frymojnë shqiptarë në këto vise….Nuk duhet të jemi thjesht aktorë, por vetëm e vetëm faktorë të zhvillimeve në “Illiricum Peninsula”, shkruan ai.

Sakaq ai shton se 25 prilli është mundësia e radhës për qytetarët shqiptarë, të cilët sipas tij duhet t’i japin peshën e duhur rëndësisë së votës.

Statusi:

KOHË KOVIDIANE…..KAM lindur I-LIR dhe I-LIR do të vdes…..

Të qënurit SOVRAN në Trojet Arbërore për mua don të thotë, të “qëndrosh e ushqehesh në SOFRËN/SOVRAN tënde me DINJITET”, të jesh në çdo kohë e rrethanë ZOT i “menysë së saj”, si dhe të mos “gëlltitësh çdo lloj çorbe që të ofrohet” me hir apo me pahir mbi të….A JEMI NE SOVRANË???….UNË THEM SE JO!!!….

Mes Nacionalizmës dhe Internacionalizmës, do të zgjidhja të parën….Mes Shqiptarizmës dhe Globalizmës si moto, si shtysë mendore të jetësimit të mbrothësimit socio-politiko-ekonomik të Trojeve Arbërore, pa as më të voglin hezitim do të zgjidhja të parën….

PA DINJITET e MBROTHËSI socio-ekonomike mbetesh përjetësisht si një nxënës i vobegtë përballë tryezës së “mësuesit” tënd, mbetesh hallka e fundit dhe më e thyeshme e një Bashkësie vendesh në Europë e kudo gjetkë…….

NATYRA na ka falur bujarisht pasuri mbi dhe nëntokësore të pallogaritëshme, për të qënë të LIRË dhe për të jetuar me DINJITET….NUKU e meritojmë të jemi aty ku nuk duhej të ishim edhe 30 vite pas ndryshimeve të menduara dhe dëshiruara si DEMOKRATIKE, por që në fund të fundit rezultuan të ishin vetëm e vetëm ndryshime DEMON-KRATIKE, ku demonët e klasës/kastës/glasës sonë të politiqenërve zotërojnë gjithshka si dhe tallen me fatet tona….

FRYMOJMË mbi ato troje ku u thelbësua CIVILIZIMI, GJUHA dhe KULTURA e përbotëshme, NDAJ nuk e meritojmë aspak të jemi aty ku KURRË nuk duhet të ishim….ZGJOHUNI Bashkëkombas të mi kudo që frymoni në viset e Shqipërisë Natyrale të 28 Nëntorit 1912, për sa kohë që ende flitet SHQIP dhe për sa kohë që ende frymojnë SHQIPTARË në këto vise….NUKU duhet të jemi thjesht aktorë, POR vetëm e vetëm faktorë të zhvillimeve në “Illiricum Peninsula”….

Në kushte të tilla historike, BASHKIMI KOMBËTAR si fillesa e ringritjes, rimbrothësimit, faktorizimit sicio-ekonomiko-politik mbetet i vetmi opsion për NE, për të rifituar vendin meritor në mesin e KOMBEVE të emancipuar të Njerzimit…..SOFRËN e mbrothësimit NUKU ta shtron Bota, por vetëm e vetëm ventërgjegjësimi, puna, përkushtimi e atdhedashurija…..

Demokracija na e ofron mundësinë e rradhës më 25 Prill 2021, për t’i dhënë peshën e forcën e duhur VOTËS sonë, si mekanizmi kryesor i ndryshimeve socio-politike në këtë sistem, e për të bërë më së fundmi NDRYSHIMIN e kërkuar kaherë që në Dhjetor 1990!!!….ËAKE UP MY ALBANIANS!!!….

/abcnews.al/