Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, me shumë gjasa do të largohet në janar nga “Topçinjtë” e Londrës. Fantazisti gjerman nuk është më ndër lojtarët e preferuar në “Emirates” dhe me ardhjen e Mikel Artetas si trajner i parë, mendohet se nuk do të ketë hapësirat e duhura.
Arsenali për më tepër, e ka një plan për yllin gjerman. Ozil do të huazohet tek ekipi i Fenerbahce për 6 muaj, me pagën e tij që do të paguhet nga të dyja ekipet, 50/50. Ozil përfiton 350 mijë sterlina në javë.
Pasi huazimi i Ozil të mbarojë dhe gjermani të rikthehet në Londër, Arsenali mendohet se do e ketë gjetur një blerës për kartonin e tij. Merkato e gjatë e verës i jep kohë “Topçinjve” ta shesin Ozilin, ndërsa në janar, koha nuk premton./abcnews.al