Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Osmani: Natë e errët për Kosovën/ “Qeverisja e Kurtit, propogandë. Populli do ta nxjerrë vendin nga kriza”

schedule17:09 - 29 Prill, 2026

schedule 17:09 - 29 Prill, 2026

Në reagimin e saj të parë pas dështimit për të zgjedhur Kreun e ri të Shtetit në Kosovë, Vjosa Osmani e ka quajtur 28 prillin një natë të errët për vendin, ndërsa qeverisjen e Kurtit, nje propagande.
Ajo është shfaqur besimplotë se do të jetë populli që do ta nxjerrë vendin nga kriza.  Vjosa Osmani nuk u kandidua asnjëherë si presidente nga Kurti, edhe pse sipas saj e kishte marrë këtë “premtim” prej tij.

Ajo nuk u kandidua nga Albin Kurti si presidente, por Vjosa Osmani nuk u largua nga jeta politike.

Ajo ka qenë prezent në terren, në atë që vetë e ka quajtur konsultim me qytetarët, ndërsa analistët në Kosovë: parafushatë elektorale.



Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, me fotografinë e Ibrahim Rugovës në sfond, Osmani e quan mbrëmjen e 28 prillit një natë të errët për Kosovën.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momente shumë më të rënda. Prandaj ka ardhur momenti të japim dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, urrejtje, përçarje, mjaft më me ndjellje të frikës.”

Osmani foli për shpresë dhe një rifillim të ri, madje duke e quajtur qeverisjen Kurti të gjithën një propagandë.

“Atje ku ka urrejtje do sjellim vetëm dhe vetëm dashni për njëri tjetrin dhe për vendin tonë. Atje ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. E atje ku ka propagandë dhe shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.  Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision. Sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli.”

Kryetari i LDK Lumir Abdixhiku në qëndrimet e tij publike është shprehur pro kthimit të saj në LDK, madje duke deklaruar se do të investohej personalisht për ti hapur asaj dyert e partisë.

Kurti në këto zgjedhje pritet të ketë përballë jo vetëm kundërshtarët historik, por edhe një ish bashkëpuntore të njohur për marrëdhëniet e saj të mira me aleatët ndërkombëtare: Vjosa Osmanin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!