OSHEE merr në punë djalin e elektriçistit që humbi jetën gjatë përmbytjeve 

schedule12:56 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 12:56 - 11 Dhjetor, 2017

Babai i tij humbi jetën gjatë përmbytjeve më të fundit në Fier, ndërsa ishte duke riparuar një defekt energjetik, por ai do ta zëvendësojë atë. OSHEE vendosi ta punësojë 19 vjeçarin.

Me këtë uniformë i ati humbi jetën në krye të detyrës. Por pavarësisht kësaj i biri do vazhdojë në rrugët e të atit.

Xhelal Vlinga, djali i Sabri Vlingës, elektricisti që ndërroi jetë në krye të detyrës gjatë përmbytjeve fillon pune pranë OSHEE. I arsimuar për këtë profesion 19 vjeçari është i sigurtë për zgjedhjen e tij.

Për drejtorin e OSHEE në Fier Armando Zhapaj, ky është hapi i parë për trajtimin e familjes së elektricistit që humbi jetën majë shtyllës në Kurjan të Rroskovecit.

Sabri Vlinga humbi jetën duke riparuar defektet në rrjet 10 ditë më parë në Kurjan të Rroskovecit. Vala e motit të keq që përfshiu gjithë vendin dëmtoi rrejtin energjtiik dhe shkaktoi përmbytje në rajonin e Fierit./abcnews.al