OSHEE bën bilancin e vitit të kaluar dhe sfidat për 2018-n

schedule21:01 - 24 Janar, 2018

schedule 21:01 - 24 Janar, 2018

Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE ka bërë sot bilancin e vitit që kaloi dhe ka përcaktuar sfidat për 2018-ën. Administratori Ardian Çela tha se detyrimet e institucioneve publike ndaj OSHEE janë ende të larta.

Kompania e shpërndarjes së energjisë është duke skeduluar borxhet që kanë ndaj saj për mospagimin e detyrimeve të energjisë. Administratori Ardian Çela tha se deri tani ujësjellësat dhe disa bashki janë toleruar për të mos ndërprerë furnizimin e konsumatorëve me uje, por kjo situatë do të ndryshojë dhe masat ndaj tyre do të jenë drastike nëse faturat nuk paguhen.

Ardian Çela: “Në fund do të marrim dhe ne masat tona, duke u bllokuar llogaritë bankare”.

Kjo ishte dhe një nga arsyet që drejtuesit e kompanisë OSHEE listuan për borxhin që ndërmarrja ka ndaj organeve tatimore. Ata thanë se detyrimet fiskale arrijnë në 76 milionë dollar, por detyrimet që institucionet buxhetore dhe jo buxhetore kanë ndaj tyre janë 160 milionë dollarë. Arian Çela tha se nuk mund të shlyhen borxhet dhe të lërë konsumatorët pa energji, prandaj duhet të bëhen investime në rrjet.

Ardian Çela: “Institucione buxhetore, jobuxhetore, ujësjellësa e tjera me radhë kanë një borxh prej 16 miliardë lekësh”.

Për shkak të thatësires, kompania pret që bilancet e vitit 2017 të kenë një rënie të fitimit, ndërsa raporton se niveli i humbjeve në rrjet është 26.4%.

Ndërkohë që është ulur dhe niveli i borxhit të keq që konsumatorët kanë ndaj saj, por a duhet të ndryshojë tarifa pas përmirësimit të këtyre treguesve.

Ardian Çela: “Nuk mund të ulet çmimi. Dëshira padyshim është se atë 9.5 lëkësh e paguani ju, e paguaj dhe unë”./abcnews.al