“Ose Sormani, ose Demi dhe Rama”, ish-goleadori reagon ashpër

schedule23:24 / 04/03/2020

Pesë golat e pësuar në derbi nga Tirana nuk janë harruar akoma te Partizani, ndërkohë që dhimbjet shtohen edhe më shumë pas humbjes së sotme kundër Teutës. Titulli kampion është një mision i pamundur tani, madje edhe Europa është në rrezik.

Në lidhje me këtë situatë të vështirë të “demave të kuq” komentet janë të shumta. Nuk mungojnë kritikat, por ka edhe nga ata që kërkojnë reagim të shpejtë, madje largime.

 

Një prej tyre është ish-sulmuesi Edmond Dosti, golashënues dhe kampion me Partizanin në vitin 1993. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ai u drejtohet presidentit Gazment Demi dhe Drejtorit të Përgjithshëm Olsi Rama, me një mesazh të drejtpërdrejtë.

“Presidenti Demi dhe Drejtori Rama: ka dy zgjidhje, ose ju të dy jepni dorëheqjen, ose historia e Sormanit mbaroj. Gota sot u mbush, përndryshe do jetë shumë vonë. Tifozëve u ka mbaruar durimi”, shkruan Dosti në llogarinë e tij në “Facebook”. / abcnews.al

 

schedule23:24 / 04/03/2020