OSBE ftesë partive për reformën zgjedhore, Basha: Zgjidhja kërkon tjetër tryezë

schedule13:28 - 18 Shtator, 2019

schedule 13:28 - 18 Shtator, 2019

OSBE ka ftuar partitë politike në një tryezë të përbashkët pas një jave për Reformën Zgjedhore. Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se PD do ta shqyrtojë ketë ftesë, por sipas tij, kjo tryezë nuk mjafton për zgjidhjen e krizës në vend.

Partia Demokratike nuk ka ende një vendimmarrje nëse do të marrë pjesë apo jo në tryezën e reformës zgjedhore, por Lulzim Basha zgjidhjen e sheh në një tjetër tryezë, atë të dialogu për krizën politike. Kreu i opozitës vijon t’i qëndroj bindjes së tij se kriza nuk mund të vij me ndërmjetësim ndërkombëtar por me dialog të brendshëm mes faktorit politit në Shqipëri.

Pas refuzimeve të palëve për t’u ulur në një tryezë për zgjidhjen e krizës politike, OSBE nuk ka hequr dorë por ka hedhur hapin e radhës për t’i bashkuar forcat politike. Përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës parlamentare kanë marrë ftesë nga OSBE për të qenë të mërkurën e 25 shtatorit në një tryezë të përbashkët për reformën zgjedhore. Një ftesë e tillë ka mbërritur edhe në selinë blu.

“Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar reformën zgjedhore në kohë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të palëve të interesuara kombëtare e ndërkombëtare”, thuhet në ftesën e OSBE për tryezën.

Prezenca e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në këtë tryezë do të sillnin për herë të parë rikthimin e tyre në institucione pas djegies së mandateve në 16 shkurt. /ABC News Albania 24/7