“Oruç Reis” afrohet shumë, grekët në alarm: Ku po shkojnë turqit?

schedule15:51 - 20 Tetor, 2020

schedule 15:51 - 20 Tetor, 2020

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë në pikën e tyre më të nxehtë. Mediat greke i cilësojnë si “luftë nervash” vendimet e fundit të qeverisë turke, ndërsa e gjithë vëmendja është tek lëvizja e anijes “Oruç Reis” në Mesdhe.

Mëngjesin  e sotëm anija turke e cila shoqërohet edhe nga dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han ishte afruar një distancë prej 12 miljesh detare nga Kastelorizo, ishulli i diskutueshëm grek.

LEXO EDHE: Anija turke hyn në “zonën e zjarrit”, tensioni në kulm në Egje

Ndërkohë në mesditë mediat greke raportojnë se anija turke ishte vetëm 9 milje larg nga ishulli Kastelorizo dhe tani është rreth 15-20 milje detare nga kompleksi Megisti dhe po lundron në jugperëndim.

Sipas Navtex-it turk të 11 tetorit, Oruç Reis do të bëjë kërkime sizmike deri më 22 tetor në një zonë deri në 6.5 milje detare nga Kastellorizo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!