Organizonin baste sportive online, arrestohen 8 persona në Tiranë

schedule15:15 - 28 Nëntor, 2024

schedule 15:15 - 28 Nëntor, 2024

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ata organizonin baste sportive online dhe kishin përshtatur një ambient për organizimin e lotarive.

Sakaq, janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, operacioni policor i koduar “Bad spin 4”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 8 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

  1. K., A. Ll., A. Zh., L. M., A. C., E. A., A. K., dhe A. Q., të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. D., dhe A. Z.

11 aparate celulare dhe 5 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë./abcnews.al