Organizoi transportimin e 7 emigrantëve që vdiqën në aksidentin në aksin Këlcyrë-Përmet, arrestohet Stivljano Ndou

schedule10:04 - 2 Korrik, 2024

schedule 10:04 - 2 Korrik, 2024

Stivljano Ndou është vënë në pranga nga policia në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

I ndaluari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë së Shkodrës, me motomjetin me të cilin lëvizte.

24-vjeçari, ishte i shpallur në kërkim nga blutë e Gjirokastrës, pasi ai organizoi transportimin e 7 emigrantëve, të cilët humbën jetën, së bashku me drejtuesin e automjetit, në një aksident rrugor.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 maj në aksin “Këlcyrë-Përmet”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Ndou, kundrejt pagesës, ka organizuar në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë transportimin e 7 emigrantëve nga Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, me destinacion shtetet e BE-së.

“Bëhet fjalë për Stivljano Ndou, i cili është ndalur nga uniformat blu, për llogari të Policisë së Gjirokastrës. Organizatori është Stivljano Ndou, është pikasur nga unfirmat e policisë, edhe në bazë të informacioneve të marra në bazë operative. Në momentin pas arrestimit, ai është dërguar në Gjirokastër. Në momentin e ndodhjes së aksidentit, ka bërë arrestimin e dy personave të tjerë. Organizatori i kësaj veprimtarie, është 24-vjeçari Stivljano Ndou, i cili është arrestuar”, raportoi gazetari i ABC News, Simon Shkreli./abcnews.al