Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka shtyrë për në orën 14:00 seancën për zgjedhjen e presidentit. Ajo argumentoi se vendimi është marrë për t’i dhënë kohë deputetëve të opozitës, të cilëve u bëri thirrje të marrin pjesë në seancë. Haxhiu tha se është detyrim kushtetues.
Kujtojmë se një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Ndërsa kandidatët e seancës së 5 marsit, Konjufca dhe Mulhaxha u tërhoqën nga gara.
Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Partitë opozitare që bojkotuan mbledhjen, kritikuan pushtetin që ka nisur seancën pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese.
E marta shënon afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa në rast të dështimit të këtij procesi, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
/abcnews.al/


