Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

schedule11:48 - 28 Prill, 2026

schedule 11:48 - 28 Prill, 2026

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Dhërmiut, në kuadër të kontrolleve të shtuara kundër trafikut të drogës.

Në pranga është vënë në flagrancë një 36-vjeçar nga Lushnja, i cili dyshohet se shiste kokainë dhe kanabis. Ai u ndalua teksa qarkullonte me automjet në Dhërmi, ku gjatë kontrollit iu gjet lëndë narkotike e gatshme për shitje.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij në Drimadhë, ku policia zbuloi rreth 450 gramë kanabis dhe një sasi kokaine të ndarë në doza.



Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan droga, automjeti dhe telefoni celular i të arrestuarit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!