Orë të shtrenjta dhe mijëra sterlina të vjedhura, plaçkitet ylli i City

schedule09:49 - 31 Maj, 2020

schedule 09:49 - 31 Maj, 2020

Riyad Mahrez është futbollisti i radhës, të cilit i kanë vjedhur banesën. Ylli i Manchester City kishte një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë në shtëpi, por edhe para “cash”, që grabitësit i kanë marrë dhe tashmë policia është vënë në ndjekje të tyre.

Katër banesa ishin thyer dhe në to kishin marrë sende me vlerë, ndërkohë që The Telegraph raporton se algjerianit i janë marrë më shumë se 50 mijë sterlina “cash” që i ndodheshin në shtëpi, si dhe tre orë.

Njëra, e markës Richard Mille, kushton 230 mijë sterlina. Dy orë të tjera janë të markës Rolex. Një dëm që kalon shifrën e 500 mijë sterlinave. Mahrez nuk është i vetmi që bie pre e grabitësve, pasi pak ditë më parë u sulmua edhe Dele Alli i Tottenham. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!