Optimizëm në Serbi pas publikimit të strategjisë së BE për Ballkanin Perëndimor

schedule16:26 - 6 Shkurt, 2018

schedule 16:26 - 6 Shkurt, 2018

Strategjia e re e Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor është pritur me optimizëm nga Serbia. Por megjithatë, Beogradi është i vetëdijshëm që duhet ende punë në rrugëtimin drejt Unionit.

Porositë nga Bashkimi Evropian se për zgjerimin ka shpresë, por duhet zgjidhur problemet i shohin si reale edhe në Serbi. Progresi i arritur nuk është i qëndrueshëm dhe heqjen dorë nga sjelljet ballkanike në politikë nuk e shohin aq të lehtë pasi këtë shembull nuk e kanë dhënë shtetet e rajonit që tashmë janë pjesë e zgjerimit.

Dushan Spasojeviç, është pedagog i ri i Universitetit të Beogradit. Do të donte që shteti i tij të ishte në familjen evropiane, por demokracia është proces.

Docent dr. Dushan Spasojevic, Fakulteti i Shkencave Politike: Pas vitit 2000 kemi bërë disa hapa pozitiv, por më pas jo shumë. Është i nevojshëm një ndryshim radikal deri në vitin 2025 për t’u antarësuar.

Spasojeviç është i bindur se duhet ndryshuar shumë. Puna pozitive duhej filluar tani pa ndërprerje deri në vitin 2025. Ballkani i shumë problemeve ka traditë që për një pjesë vazhdon edhe në BE.

Docent dr. Dushan Spasojevic, Fakulteti i Shkencave Politike: Nëse e shikoni shembullin e Greqisë dhe Maqedonisë, nuk shoh se Greqia sillet në mënyrë jo ballkanike. Kështu është edhe mes Kroacisë e Sllovenisë dhe me Kosovën besoj se përkundër marrëveshjes fërkimet do të jenë të gjata.

Bashkimi Evropian për shumë vende tregon mundësi për divorc nga e shkuara. Strategjia për BE-në me pak fjalë dha shumë shpresë, jetëgjatësia e së cilës varet nga progresi dhe zgjidhja e konflikteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!