“Optimist për zgjidhje paqësore”, Escobar: Pres lajme të mira pas takimit Kurti-Vuçiç në Ohër

schedule11:00 - 17 Mars, 2023

schedule 11:00 - 17 Mars, 2023

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pret rezultate pozitiv pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që do të zhvillohet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prshtinë, Escobar deklaroi se plani evropian jep një mundësi të madhe për paqe për Kosovën dhe Serbinë.

Ndër të tjera, Escobar u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore me Kosovës dhe Serbisë.

“Mirëpres takime produktive në Ohër. Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësit për Kosovën dhe Serbinë për t’u bërë pjesë e komunitetit euro-atlantik. Ky propozim jep një mundësi të madhe për paqe për të dy vendet. Ne kemi synim që kjo të funksionojë për Kosovën, por jo vetëm për Kosovën. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për një zgjidhje një paqësore. Dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!