Opozita vijon bojkotin e Kuvendit, mblidhet në Elbasan

schedule15:41 - 5 Shtator, 2018

schedule 15:41 - 5 Shtator, 2018

Opozita do të bojkotojë sërish nesër punimet e parlamentit. Teksa Kuvendi ka të parashikuar seancen e dytë plenare të këtij sesioni parlamentar, deputetët e opozitës PD dhe LSI nuk do të jenë në sallën e seancave.

Ata do të zhvillojnë një mbledhje në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve nga PD, në fokus do të jetë situata e rëndë kriminale. Pritet që të enjten, opozita të zbatojë të njëjtin skenar si të hënën.

Në ditën e çeljes së sesionit të ri parlamentar, deputetet e opozitës bojkotuan seancën dhe zhvilluan një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!