“Opozita t’i rikthehet detyrës”, Muzhaqi: Në Kuvend duhet të flasim për interesin e qytetarëve

schedule18:48 - 25 Janar, 2024

schedule 18:48 - 25 Janar, 2024

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në intervistën për “Special Report” u pyet nga gazetari Arlind Isa edhe për situatën në seancën plenare të së enjtes në parlament. Ajo theksoi se opozita duhet t’i rikthehet detyrës dhe të ketë bashkëpunim dhe dialog në interes të qytetarëve.

“Keqardhje për situatën në parlament. Fakti që e kemi kthyer në një vend zhurme në vend që të jetë dialogu dhe debati. Për dikë si unë që merret gjatë gjithë ditës me rininë dhe dëgjon shpeshherë batutat me ironi që bëjnë se nuk dua të bëhemi si parlamenti, sigurisht që nuk jemi duke dhënë një shembull të mirë.

Duhet të fokusohemi tek bashkëpunimi midis njëri-tjetrit. Ne nuk po bëjmë atë debat konstruktiv, nuk jemi duke punur në të mirë të nismave qoftë të manxhorancës apo opozitës. Fakti që në Bruksel pati një rezolutë, ishte pozitive. Do kisha shpresuar që sot të ishim kthyer në një seancë normale ku ne flasim për interesin e qytetarëve dhe të rinjve por nuk ka ndodhur.

Jam e bindur që këta të rinj duan që të diskutohen interesat e tyre, çështje për zhvillimin e Shqipërisë dhe nuk duan të ketë zhurmë apo lufta e vazhdueshme që ndodh. Apeli për opozitën është t’i rikthehet vendit që i takon, bërjes së detyrës në dobi të qytetarëve. T’i lënë mënjanë interesat personale, t’i rikthehet detyrës publike dhe të japë një shembull për të rinjtë.”, theksoi Muzhaqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!