Opozita rikthehet në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, të martën takimi i radhës

schedule16:11 - 23 Maj, 2020

schedule 16:11 - 23 Maj, 2020

Takimi me Presidenti Ilir Meta, të enjten është reflektuar tek opozita që ka vendosur të ndërpresë mospjesëmarrjen në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Këtë të shtunë, dy përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare, Oerd bylykbashi dhe Petrit Vasili i kanë nisur një letër përfaqësuesve parlamentarë në këtë tryezë, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdarit, ku njoftojnë gatishmëri për të zhvilluar mbledhjen e radhës, të hënën, më 25 maj. Letra i ka shkuar edhe Delegacionit të be në tiranë dhe ambasadës amerikane.

“Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qenë e pamundur përmbyllja e saj”, shkruhet në letër.

Por pavarësisht, pretendimeve se shumica përpiqet të minojë këtë reforma, ata theksojnë se nuk do të heq dorë.

“Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë pasur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike”.

Kjo letër e dy përfaqësuesve të PD dhe LSI ka marrë një përgjigje të shpejtë nga Damian Gjiknuri. Duke qenë se e hëna është pushim si rrjedhojë e festës së Bajramit, mbledhja e Këshillit Politik do të zhvillohet të martën, në orën 11:00./abcnews.al