Opozita proteston, Rama takohet me Ruçin

schedule11:03 - 21 Shkurt, 2019

schedule 11:03 - 21 Shkurt, 2019

Ndërkohë që opozita proteston përpara parlamentit, kryeministri po zhvillon një takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Mësohet se takimi po mbahet në zyrat e Kryesisë së Kuvendit.

Të mërkurën Këshilli Kombëtar i PD-së vendosi dorëzimin e mandateve. Lulzim Basha, Sali Berisha dhe deputetët e tjerë dorëzuan mandatet e tyre. Këtij vendimi i është bashkuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të bëjë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!