Opozita nuk ndal molotovin/ Dhunë e zjarr para bashkisë, kërkon lirimin e Berishës

schedule15:12 - 7 Maj, 2024

schedule 15:12 - 7 Maj, 2024

Molotovi i hedhur nga portestuesit e opozites drejt uniformave blu para Bashkisë së Tiranës nuk mungoi as në këtë protestë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë.

Flakët  shpërthyen në të dy hyrjet e godinës  ndërsa një polic humbi ndjenjat.

Një grusht militantësh u mblodhën sërish këtë të martë para godinës së bashkisë.

Disa prej tyre  hoqën  gardhin që  rrethonte selinë.

Anëtarët e këshillit bashkiak tentuan të hynin në bashki.

Me deputetë të  Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në protestë ishte dhe   Argita Berisha Malltezi.

Me thirrjen per  lirimin e  Sali Berishës, zbuluan serish qarte qellimin e protestes se tyre.

Pas rreth 2 orësh protestuesit u shpërndanë.

Ekspertët  e  konsideruan sheshin para bashkisë  skenë krimi ndërsa punonjësit e pastrimit nisën heqjen e  mbetjeve.