Në rrjetet sociale në Maqedoni, profile të ndryshme që mbajnë simbolin e VMRO-DPMNE-së bëjnë thirrje për protesta masive dhe bllokim të rrugëve, në shenjë revolte kundër votimit të Ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Janë me qindra mesazhe me gjuhë urrejtjeje që nxisin dhunë ndëretnike në vend.
“Bëji zile miqve, të bllokojmë rrugët, të dalin gjithë nga shtëpitë, për Maqedoninë, shpërndajeni masivisht”, ky është vetëm një nga nga mesazhet e shpërndarë nëpër rrjetet sociale.
Apele të tilla ka pasur dhe nga disa portale të afërta me VMRO-DPMNE, të cilët gjithashtu thonë se do të ketë reagim qytetar. Nga ana tjetër, pritet qëndrimi i kreut të ri të VMRO-DPMNE se si do të veprojë dhe cili do të jetë qëndrimi i tyre zyrtar rreth këtyre thirrjeve me gjuhë raciste. /abcnews.al