Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në “Newsline” foli edhe në lidhje me opozitën e Kosovës e cila duket e çorientuar në lidhje me qëndrimin për situatën në veri.
Ai tha se opozita është goditur pasi liderët e saj të mëdhenj janë nëpër gjyqe.
Minxhozi shtoi se Kurti po e përdor krizën në veri si një element për konsolidimin e pushtetit të tij.
“Duhet të kemi parasysh që opozita është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe. Kjo është një rrethanë e cila për një parti populiste dhe jashtë sistemi përbën një rrethanë dominim për sot edhe për nesër.
Kriza në veri është parë si një element i konsolidimit ë pushtetit tij, dhe krijimin e numrave në parlament që do ti japë atij sërish forcë në raport ne ndërkombëtarët” tha Minxhozi.r.t/abcnews.al