Opozita parlamentare depozitoi zyrtarisht në Kuvend kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke kërkuar lista të hapura.
Partia Socialiste thotë se do ta shqyrtojë cështjen në janar, por vetë deputetët e opozitës që janë përjashtuar nga PD e LSI kur nuk dogjën mandatet, nuk thonë se si do të konkurojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura, PS njoftoi se kjo cështje do të diskutohet vitin tjetër.
Rudina Hajdari dhe shumë kolegë të saj u përjashtuan nga partitë e tyre kur nuk dogjën mandatet, ndaj në zgjedhjet e ardhshme ata duhet të gjejnë një formë të re për të konkurruar, rrugë të cilën ende nuk e kanë të qartë.
Komisioni gjatë mbledhjes së mbyllur diskutoi mbi zgjerimin e kolegjit zgjedhor edhe me gjyqtarë të shkallëve të para, si dhe për të vendosur rregull që disa prej kutive të votimit, me short rastësor, të rinumërohen cdo palë zgjedhje, gjë e cila mund të mimizojë manipulimin e rezultateve./abcnews.al