Opozita kërkesë Ruçit: Mos lejo përfshirjen e pr.ligjit të ndryshuar për Teatrin

schedule17:37 - 19 Shtator, 2018

schedule 17:37 - 19 Shtator, 2018

Krerët e grupeve parlamentare opozitare Edmond Spaho për demokratët dhe Petrit Vasili nga LSI i kanë kërkuar kreut të kuvendit Gramoz Ruçi përmes një letre zyrtare, mospërfshirjen e projekt-ligjit të amenduar për teatrin kombëtar, në seancën parlamentare të së enjtes. Letra argumenton kërkesën duke theksuar se votimi pro dekretit të presidentit në komisionin e veprimtarive prodhuese, rrëzon ligjin në tërësi dhe jo në nene të caktuara të tij.

Kuvendi argumenton opozita, nuk mund të rimiratojë të njëjtin ligj me përmbajtje të ndryshuar, pasi rrëzimi i ligjit me dekret presidencial, pamundëson prezantimin e ndryshimeve të mundshme në ligj, për shkak të rrëzimit të tij në tërësi. Bazuar në procedurë, qeveria duhet të ri-marrë inisiativën ligjore nga e para për ta kaluar ligjin në fjalë.

Këto ndryshime të propozuara në mënyrë antikushtetuese nga mazhoranca, deklaron opozita, nuk duhen lejuar të përfshihen në seancën plenare të 20 shtatorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!