“Opozita i ka përmbushur detyrimet”, Gjiknuri: Mazhoranca e gatshme për të gjetur kompromise

schedule12:18 - 28 Shkurt, 2020

schedule 12:18 - 28 Shkurt, 2020

Ish- ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri pas përfundimit të takimit për tryezën e zgjedhores në një deklaratë për mediat u shpreh se mazhoranca është e gatshme për të gjetur kompromise të përbashkëta.

“Ne si mazhorancë do të konsultohemi me eksperte dhe do të shikojmë se si do të vijojë. Jemi të gatshëm të gjejmë kompromis, por si çdo gjë teknologjike edhe kjo kërkon kohë. Nëse kjo është e realizueshme ne do të bëjmë konsultime ku do të përfshihen organe të Këshillit të Ministrave. Parimet i vendosim në ligj dhe implementimin ia lëmë organev ligjzbatuese. Futja e teknolgjisë është avantash i dyfishtë”, tha Gjiknuri.

Ndërsa deputetja Rudina Hajdari theksoi se propozimi i saj ishte për verifikimin e kandidatëve nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

“Propozova një projektligj që ka të bëjë me verifikimin e kandidatëve nëse kanë qenë apo jo ish- bashkpunëtorë të sigurimit të shtetit”, tha Hajdari.

Ndërkohë zëvendës krytari i LSI-së, Petrit Vasili në një dekaratë për mediat u shpreh Opozita i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj.

“Kemi ndarë nevojën për të evituar manipulimin për ti dhënë një kohë të gjatë aplikimit të kësaj teknologjie. Manipulimi i votave ka shkatërruar besimin e zgjedhjeve. Përdorimi i kësaj teknologjie justfikon çdo lloj kosto. Çdo lloj shpenzimi për të rritur cilësinë justfikon çdolloj sakrifice. Opozita ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj. Konfirmoj që opozita e bashkuar ka punuar për të pasur një cilësë afatgjate. Kemi të bëjmë me përmbushjen e një kushti kyç që lidhet me hapjen e negociatave dhe kushdo që do të ishte kundër do të merrte një përgjegjësi shumë të rëndë”, tha Vasili.

Ndërsa eksperti i PD, Oerd Bylykbashi i cilësoi hapa të rëndësishëm propozimet e PD sa i përket Reformës Zgjedhore.

“Probleme të tilla janë kanceri i procesit të votimit. Propozimi ynë i sotëm është një adresim i drejtëpërdrejtë. Kemi kohë që e propozojmë shpresojmë se do të kemi dakordësi që shqiptarët në të gjitha qendrat e votimit të identifikohen në mënyrë të besueshme”, tha Bylykbashi.

Gjiknuri u shpreh se kërkon kohë, kjo do të shihet si pengesë nga ana e mazhorancës?

Bylykbashi: Ti lëmë kohën e mjaftueshme për të marrë propozimet tona. Propozimi ynë është i thjeshtë./abcnews.al